Kukësi-Skënderbeu përfundoi 1-0, sfidë kjo që vlejti për llogarit të javës së 17-të të Superligës. Goli i vetëm i 90 minutëshit mban firmën e Vasil Shkurtaj, i cili menjëherë pas aktivizimit, tregon klasin e tij që në prekjen e parë të topit.

Pas prenoncimit të trajnerët të të dy skuadrave, radhën e pati lojtari i ndeshjes. I përzgjedhuri është Vasil Shkurtaj i kuksianëve, i rikthyer tashmë në elitë në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Gëzohem që i dhashë fitoren ekipit. Është një gol që i jep 3 pikë skuadrës dhe ndikon në aspektin psikologjik. E kam ndjekur shumë kampionatin shqiptar dhe ne kemi një ekip të fortë, me një trajner të mirë. Dua të fitojmë me patjetër kampionatin.

E vërteta është se në mëngjes kam qënë në shtëpi duke luajtur playstation. Më thanë në telefon se kartoni është gati.

Klima në klub- Kam parë një klimë të mirë. Kjo do na ndihmojë për arritjen e synimeve. Kanë qënë sezone të dobëta në Kinë. Mua më ndihmon ardhmja ime këtu. Këtë desha dhe këtë gjë bëra” – tha ai./newsport/