Kameruni ka marrë një fitore historike 1-0 ndaj Brazilit me shifrat 1-0 në ndeshjen e tretë në grup në Katar 2022. Por ky rezultat nuk u ka mjaftuar afrikanëve që të festojnë një kualifikim në fazën tjetër të turneut.

Brazili, i kualifikuar që në ndeshjet e dyta, u shfaq në fushë me formacionin e dytë pasi Tite la pushim titullarët. Zëvendësuesit, pavarësisht cilësive që kanë, bënë më pak se sa mendohej, pasi munguan rastet para portës, me vetëm Martinelin i cili ishte në formë dhe vuri në provë disa herë portierin e afrikanëve.

Në një ndeshje të kontrolluar nga brazilianët, por me sulmuesit që nuk ditën të finalizonin, goli erdhi në fund nga skuadra afrikane, e cila gjeti rrjetën me Abubakar i cili mposhti Ederson dhe i dha tre pikët skuadrës së tij për një rezultat historik.

KAMERUN-BRAZIL 1-0
90’+2′ Abubakar