Pavaresisht kushteve te veshtira ne te cilat vazhdojne te sterviten mundesit shkodrane, ato kane bere nje tjeter paraqitje te mire edhe ne garat e kampionatit kombetar te te rriturve qe jane zhvilluar diten e sotme.

Ekipi i Vllaznise eshte klasifikuar ne vendin e trete ne renditjen ekipore, pas Tiranes qe ka zene vendin e pare dhe eshte shpallur kampione dhe Teutes qe eshte renditur ne vendin e dyte. Shkodranet kesisoj kane plotesuar podiumin duke u renditur te tretet.

Figuren me te mire nder ta e ka bere mundesi Maldin Camaj i cili ne peshen 65 kg zuri vendin e dyte duke patur nderin per t’u ndeshur ne finale me kampionin e botes per Shqiperine Zelimkhan Abakarov i cili garon per ekipin e Tiranes.

Ne vend te dyte eshte renditur edhe mundesi tjeter Dorian Koka ne peshen 57 kg, ndersa Klevis Koçeku ne peshen 74 kg eshte renditur i treti, duke u ngjitur edhe ai ne podiumin e kesaj peshe.

Kuptohet qe ky eshte maksimumi qe mundesit e Vllaznise mund te marrin ne kete eveniment kur ke parasysh kushtet e veshtira ne te cilat sterviten, por edhe mungesen e mbeshtetjes./SHKODRA-SPORT.COM/