Interi dhe Specia përballen sot në kampionat në kuadër të javës së 33-t, në një ndeshje shumë të rëndësishme për ambiciet e të dyja skuadrave.

Interi i Simone Inzagit do të tentojë të regjistrojë një tjetër fitore për të shkuar momentalisht në vendin e parë, me sytë nga Milani që luan në mbrëmje.

Zikaltërit konfirmojnë sulmin Xheko-Korrea, që rezultojë efikas në ndeshjen e fundit.

Manaj e nis si titullar për Specian në majën e sulmit, i mbështetur nga Giazi dhe Kovalenko. Bomberi kuqezi do të përballet me ish-skuadrën e tij, me objektiv shënimin në kuadër të arritjes së një rezultati historik.