Ishte programuar të ishte një ndeshje futbolli, megjithatë ngjarja e ndodhur sot në përballjen mes Football Republic U-17 dhe Teutës U-17 ka trembur gjithë të pranishmit në kompleksin e ndodhur në periferi të kryeqytetit.

Në minutën e 7-të të takimit, lojtari i Football Republic ra pa ndjenja pas një përplasje në dyluftim me një nga futbollistët e durrsakëve. Për disa çaste Marjan Pashaj humbi ndenjat dhe ishte arbitri kryesor, Daniel Vrapi që ndërhyri menjëherë.

Me profesion fizioterapist, ai i dha ndihmën e parë të riut, ndërsa iu bashkua menjëherë edhe fizioterapisti Xhulio Goga.

Të dy asistuan së bashku duke bërë të mundur ndërgjegjësimin e futbollistit të Republicës. Fatmirësisht, të dy arritën të ngrinin në këmbë të riun, ndërsa ankthi ishte i pranishëm për disa minuta.

Për Pashajn s’mund të flitej për më futboll, megjithëse dëshira e tij ishte të qëndronte në fushë. Trajneri Glen Daja e zëvendësoi menjëherë. Lojtari s’u largua, por ndoqi nga pankina gjithë takimin.

Sfida përfundoi me rezultatin 1-1 dhe fatmirësisht ndërhyrja e gjyqtarit Vrapi dhe fizioterapistit Goga shmangu sot një tragj.edi në futbollin e moshave. /Newsport.al/