Sulejman Starova, specialist futbolli, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për eliminimin e skuadrave të mëdha nga kompeticioni.Ai tha se Brazili u eliminua për paaftësi të trajnerit, ndërsa shtoi se Botërorin e shikonin si më të dobëtin.

Largimi i kombëtareve të mëdha nga Botërori? Një kampionat Botëror kaq i madh, nuk shkon në një vend të vogël. Në fillim kam thënë Brazil-Francë në finale. Brazili tregoi se kanë mentalitetin e tyre. Paaftësia e trajnerit që e humbën ndeshjen për 3 minuta. U kualifikua Kroacia, por njerëzit duan ekipet e mëdha. Maroku e ka zbukuruar këtë Botëror. Unë e shikoj si kampionatin më të dobët.

Problemi është se janë disa ndeshje që një skuadër vetëm sulmon dhe tjetra vetëm mbrohet. Prandaj themi që duam lojë tjetër. Duam Francë-Angli psh, që sulmohet nga të dyja krahët. Sulmon vetëm Belgjika, ikën në shtëpi, sulmon Spanja, ikën në shtëpi, kjo sepse skuadrat e tjera luajnë në mbrojtje.

I pyetur për eliminimin e Francës, Starova tha se anglezët janë pafat, ndërsa arbitrin e ndeshjet e quajti antipatik.

Në Angli-Francë nuk kishte diferenca. Ishte ndeshje me episode. Anglia u ndëshkua nga një gol nga jashtë zone. Gaboi portieri anglez, duhet të reagonte më mirë. U bë kjo, që Anglia të kundërpërgjigjej. Markuan mirë dhe krijuan raste për shënim. Rice ishte nga më të mirët në fushë. U shpërblyen me penalltinë, për lojën e mirë. Giroud i vodhi kohën Maguire.

Prapë reagoi Anglia, mori penallti. Ai arbitri sot u bë antipatik, sepse u bëra unë me anglezët. Ndeshja ishte e bukur. Anglia ishte kandidate për të marrë kupën. Në shtesa do ishte një ndeshje shumë e bukur. Janë pa fat anglezët. Franca nuk vodhi asgjë.