Do te nise sot Liga “Gjergj Kastrioti” ne volejboll per femra, Lige ne te cilin marrin pjese 8 ekipe nga Shqiperia dhe Kosova. 4 ekipet me te mira te secilit kampionat do te ndeshen me njera- tjetren per te nxjerre ne fund fituesin e ketij trofeu simbolik te organizuar nga dy Federatat perkatese.

Ne ndeshjet e javes se pare, Vllaznia do te ndeshet me ekipin Drita te Gjilanit qe eshte nje nga me te miret e kampionatit kosovar. Ndeshja do te luhet pasditen e sotme ne oren 17.00 ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Sigurisht qe ekipi shkodran do te kerkoje fitoren, por kjo nuk do te jete e lehte sepse perballe do te kete nje kundershtar shume te forte i cili ka ne perberje te tille edhe lojtare te huaja.

Drita ka mberritur qe dje ne Shkoder, madje mbreme ka zhvilluar edhe nje seance stervitore ne pallatin e sportit menjehere pas perfundimit te ndeshjes se basketbollit ne mes Vllaznise dhe Teutes.

Perballja e pasdites se sotme pritet me shume interes dhe mendohet qe te pranishem te jene nje numer i madh tifozesh te cilet me siguri qe do te kenaqen edhe nga loja qe dy ekipet do te zhvillojne ne fushen e lojes./SHKODRA-SPORT.COM/