Vllaznia e basketbollit te meshkujve ka pesuar mbreme humbjen e rradhes ne kampionat teksa u mund ne “Qazim Dervishi” nga Teuta ne shifrat 73-90. Duhet thene se ka qene nje loje pergjithesisht e mire e kuqebluve qe ne fakt rezistuan vetem 30 minuta, duke leshuar me pas ne fund.

Trajneri Damian Bekteshi eshte shfaqur tejet i merzitur ne fundin e takimit sepse sipas tij, nuk duhej humbur kjo ndeshje dhe per kete ai eshte jo pak i nxehur me lojtaret e tij.

“Ne 30 minutat e para beme nje loje dinjitoze, pastaj Teuta si ekipi kryesues i kampionatit beri diferencen me ata lojtaret e saj cilesore qe ka ne perberje dhe qe spikasin per çdo ndeshje dhe si rrjedhoje mori fitoren.

U nervozova pak me lojtaret e mi sepse te besh nje ndeshje te mire per 30 minuta dhe ta falesh fitoren ne fund, eshte diçka qe nuk ka justifikim. Te vjen keq per kete gje, duke pare edhe sakrificat qe bene, eshte per te ardhur keq qe ne fund pastaj nuk arriten te gezojne veten por edhe neve”- eshte shprehur Bekteshi.

Vllaznia pas kesaj humbje vazhdon te jete e fundit ne renditje dhe padyshim konsiderohet skuadra kryesore per renien nga kategoria. I pyetur sa jane shanset per shpetim, trajneri i saj eshte pergjigjur: “Do pergjigjem ashtu siç jam pergjigjur edhe me perpara: Do te mundohemi deri ne fund.

Kaq mund te them. Kjo eshte detyra ime si trajner i kesaj skuadre, si dashamires i saj dhe do te bej me te miren time per ta shpetuar Vllaznine nga renia. Kuptohet qe kemi ende nevoje per perforcime te tjera dhe tashme duhet te presim janarin per te pare se çfare do te ndodhe”.

Te plote prononcimin e trajnerit Damian Bekteshi mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: