Teuta është rikthyer te fitoret pas 4 ndeshjesh duke triumfuar me rezultatin minimal 0-1 ndaj Kukësit, në stadiumin “Kukës Arena”, e vlefshme për javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Edi Martini debuton me fitore në këtë rikthim të tijin në pankinën e durrsakëve.Goli i vetëm i takimit u shënua nga Lorenco Vila në minutën e 61′ pas një asisti perfekt nga Ildi Gruda.

Me këtë sukses, Teuta mban ende vendin e fundit të renditjes me 11 pikë, ndërsa Kukësi ndodhet sërish në vendin e 8 me 12 pikë.

FT | KUKËSI 0-1 TEUTA

L. Vila 61′

KUKËSI – Brozi; Bytyçi, Ferreira, Ebert; Haxhiu, Kote, Abdu, Ndreca; Gj. Taipi, Gabriel Barbosa, Edi Basha. Trajner: Enkeleid Dobi.

TEUTA – Qirko; Kotobelli, Kuro, Jazxhi, Gjinollari; E. Vila, Karabeci, Beqja; Marku, Hebaj, L. Vila. Trajner: Edi Martini.

Arbitër kryesor – Kridens Meta (Tiranë)