Gentian Mezani e ka nisur me fitore te Laçi, duke mposhtur me shifrat 1-0 në transfertë Bylisin në një sfidë që padyshim do të shoqërohet me polemika në javën e 13-të në Kategorinë Superiore.

Ballshiotët kërkuan me ngulm golin, por u goditën në momentin më të mirë të tyre në pjesën e parë nga Adeleke, ndërsa më pas skuadra kurbinase u mbrojt dhe kundërsulmoi duke i afruar golit të dytë.

Ekipi vendas provoi të mposhte Dajsinanin por pa sukses, ndërsa kishte vazhdimisht protesta për gjykimin e Xhajës për disa vendime që janë cilësuar si të dyshimta të kryesorit dhe asistentëve të tij.

BYLIS-LAÇI 0-1

40′ Adeleke

BYLIS – Teqja; Trumçi, Janku, Damçevski, Loran; Ruçi, Qoshku, Souza, Qardaku, Lajthia; Kaçorri. Trajner: Arian Bellai.

LAÇI – Dajsinani; Ziko, Turkaj, Velkovski, Roganoviç; Ujka, Borisjuk, Spahiu; Babatunde, Adeleke, Shkurtaj. Trajner: Gentjan Mezani.

Arbitër kryesor – Juxhin Xhaja (Tiranë)