Laçi mori tre pikë me vlera në Adush Muça teksa mposhti Bylisin me golin e Adeleke në minutën e 40’. Kurbinasit tashmë shkojnë në kuotën e 17 pikëve në vendin e gjashtë. Trajneri Gentian Mezani e ka nisur mbarë aventurën e tij në krye të laçianëve dhe për Oversport dha intervistën e tij të parë.

Pjesë e parë shumë e mirë pastaj mbrojtje rezultati – Nuk jemi disi të kënaqur por dalim me tre pikësh. Pjesë e parë e mirë por nuk kënaqem kurrë nëse nuk shoh skuadrën duke fituar me lojë të bukur. Kundërshtari pritej të sulmonte e të bënte presion para portës. Provuam të rrezikojmë me kundërsulme.

Jam i kënaqur me skuadrën që gjeta. Lojtaret e mi jane me te mire e kampionatit. Duhet të punojmë më shumë. Duke qenë me këmbë në tokë arrijmë aty ku duhet dhe duhet ta harrojmë këtë ndeshje e të mendojmë për tjetrën.

Zëvëndësimet e vona – Kemi pasur probleme gjatë javës pasi disa lotjarë nuk janë stërvitur. Më duhet të konsumoja deri në fund lojtarët e duhur. Edhe për të parë gjendjen e tyre deri ku do arrinin.

Më pëlqen që të prodhojë lojë skuadra. Nuk jam i kënaqur nga loja por tre pikëshi është tre pikësh. Fusha na penalizoi pak dhe mund të luanim vetëm me topa të gjatë. U mundova ta mbaja ekipin pak më lart por rezultati në avantazh të bën që të tërhiqesh pak vetëvetiu.