Kukësi-Vllaznia ishte takimi i rradhës për Superligën. Ndeshje e vlefshme për javën e 6-të të kampionatit, që përfundoi me fitoren 2-0 të kuksianëve. “Shkodra Sport” sjell tek lexuesit e saj disa “pikante” që ndoshta nuk janë parë në TV.

– Ardit Krymi ishte parashikuar titullarpër sfidën. Por, në momentet e fundif ai u la jashtë formacionit për shkak të një gjendje jo të mirë shëndetësore.

– Tribuna VIP ishte e tejmbushur, ku përveç presidentëve Alban Xhaferri dhe Safet Gjici ishte e pranishme edhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi.

– Binte në sy prania në stadium e dyshes legjendare të Flamurtarit, Vasil Ruci dhe Eqerem Memushi. Nuk munguan as ish-futbollistët e Vllaznisë si: Shtubina apo Imeri.

– Tifozët e Vllaznisë ishin të shumtë në këtë transfertë. Mbështetësit kuqeblu ishin gjithë kohën duke brohoritur për skuadrën.

– Nuk mungonin as batuat e tifozëve shkodranë ku njëri thoshte: “Kjo ditë duhet shpallur festë në Rrogozhinë se ka ardh me lujt Vllaznia” ose nga të tjerë që thonin “kaq tifoza sa jemi këtu, Rrogozhina nuk i ka banorë”.

– Trajneri Longo i Kukësi në një moment “shpërthen” ndaj gjyqtarit të katërt për një faull të padhënë sipas tij në favor të Kukësit.

– “Show-un” e trajnerëve e vijojnë edhe Brdaric e Plori tek Vllaznia që “kapen” me gjyqtarin anësor që qëndronte shumë afër pankinës.

– Goli i Shqiprim Taipit nga distanca duartrokitet nga të gjithë të pranishmit në stadium. Madje edhe nga tifozët e Vllaznisë.

– Në fund zhgënjim për shkodranë e gëzim për kuksianët që festën e vazhdojnë shumë të zhurmshme në dhomat e zhveshjes.
Endri ÇINARI