Vllaznia iu ka “dhënë duart” Eugenio Sidorencos dhe Christopher Mandingu. Dyshja sulmuese për afro katër muaj është shoqëruar nga dëmtime dhe një formë jo e mirë, teksa tanimë nuk janë më pjesë e shkodranëve. Në vigjilje të sfidës Klasike me Tiranën, kuqeblutë kanë pësuar “firo”.

30 vjeçari Sidorenco ishte afrim I verës, teksa kontrata e moldavit skadon në 1 janar. Vllaznia ka vendosur mos rinovojë me sulmuesin, që nuk ka bindur stafin teknik. Minuta të pakta dhe paraqitje jo të mira për Sidorenco, që nuk la gjurmë në futbollin tonë.

Situata e Mandiangu është ndryshe te shkodranët, me sulmuesin gjerman që për katër muaj u shoqërua nga një dëmtim në stërvitje.

Duket se në Shkodër ka një marrëveshje “xhentëllmenësh”, me lojtarin që do të kurohet në Gjermani dhe nëse ia del të fitojë formën mund të ketë një shans te Vllaznia. Kujtojmë që pak ditë më parë edhe Ermir Lekaj u zyrtarizua te Arbëria në Superligën e Kosovës.