Tirana mori një barazim pa gola me Vllazninë në Selman Stërmasi. Një pikë që e mban në vendin e parë skuadrën bardheblu. Ndeshje me ritëm të lartë dhe të luftuar nga minuta e parë deri në fund. Pas ndeshjes, për mikrofonat e Oversport foli mesfushori i Tiranës, Albano Aleksi.

Tani vijnë pushimet – Do dëshironim ta merrnin fitoren por morëm një pikë që na mban në vendin e parë dhe presim pushimet për t’u rikthyer më pas me objektivin e fitoreve.

Mendoj se u be nje ndeshje e bukur ku te dy ekipet paten rastet e tyre per shenim, por qe nuk u konkretizuan. Megjithate mendoj se edhe ky barazim vlen sepse na le serish ne vendin e pare.

Riktheheni me Vllaznine ne Superkupe – Jemi në Superkupe dhe shpresoj që ta fitojmë ne pasi cdo trofe është i rëndëshishëm në karrierë. Na vjen keq që nuk shënuam por e rëndësishme është të japim maksimumin dhe këto rezultate e bëjnë të bukur këtë kampionat.