Është mbyllur 1-1 përballja mes Kukësit dhe Kastriotit e luajtur në Kamëz, në kuadër të javës së 12-të të “Abissnet Superiore”.Një sfidë ku padiskutim protagonistë ishte Kastrioti.

Me Selmanin që fillimisht i jep avanatzhin në minutën e 47-të dhe më pas Stojanovic që i “fal” Kukësit një pikë pas autogolit të shënuar në minutën e 89-të, për të mbyllur gjithçka në barazim 1-1.

Pas këtij barazimi, Kukësi mban vendin e 9-të me 12 pikë, ndërsa Kastrioti në vendin e 6-të me 15 pikë.

Kastrioti-Kukësi 1-0 (Santiago Selmani 47′, Stojanovic 89′ autogol)

Formacionet zyrtare:

Kastrioti: Sali, Kodra, A. Selmani, Stojanoniv, Prenkocevic, Hasani, Karakaçi, Onanuga, Zogaj, S.Selmani, Greca. Trajner: Emiliano Çela

Kukësi: Brozi, Bytyçi, Ferreira, Cardozo, Haxhiu, Abdou, Sh. Taipi, Ndreca, Gj. Taipi, Basa, Barbosa. Trajner: Enkeleid Dobi

Arbitër kryesorë: Kreshnik Cjapi