gnatia ka marrë një fitore fantastike në shtëpi përballë Laçit me rezultatin 2-0 në sfidën e javës së 12-ë të Superiores.

Një sfidë e dominuar nga skuadra e Duros, e cila provoi shumë, por rrjetën e gjeti vetëm në pjesën e dytë me Agbekpornu, ndërsa Fernando vulosi çdo gjë në minutën e fundit, teksa për Laçin u përkeqësuan gjërat kur kapiteni Mazrekaj u ndëshkua me karton të kuq.

Kështu rrogozhinasit ngjiten në vendin e katërt në kampionat, me 18 pikë, ndërsa Laçi zbret në vendin e shtatë me 14 pikë.

EGNATIA 2-0 LAÇI

Agbekpornu 63′ Fernando 90+4′

EGNATIA – (3-5-2): Sherri; Agbekpornu, Atanda, Malota; Lila, Hamzat, Fernando, Zejnullai, Musta; Xhekson, Camaj. Trajner: Shpëtim Duro.

LAÇI – (3-5-2): Dajsinani; Roganoviç, Velkovski, Turkaj; Ziko, Borisjuk, Ujka, Spahiu, Cucin; Mazrekaj, Adeleke Akiniemi. Trajner: Dejan Vukiçeviç.

Arbitër kryesor – Kreshnik Bajramaj (Tiranë)