Erdenis Gurishta ka qene nje nder me te miret edhe sot ndaj Tiranes dhe si rrjedhoje ka merituar duatrokitjet e tifozeve shkodrane te pranishem ne “Selman Stermasi”. Paraqitje keto qe kane sjelle edhe grumbullimin e tij ne kombetare edhe per miqesoret e rradhes.

Kapiteni i Vllaznise nderkohe pas ndeshjes se sotme, ka dhene nje interviste ekskluzive per gazeten “Shkodra Sport” teksa ka vleresuar paraqitjen e ekipit te tij ndaj kryesuesve te kampionatit.

“Normalisht që e vleresuam si ndeshje, pasi kjo është ‘klasikja’ e Shqipërisë dhe njëkohësisht një nga ndeshjet më të bukura të kampionatit. Ishte një mjaft e fortë. Kishim shumë raste dhe më vjen shumë keq që nuk dolëm me 3 pikë nga kjo ndeshje. Normalisht që edhe Tirana kishte rastet e veta, por besoj se ato më të pastrat i kishim ne. Gjithsesi nuk duhet ta kthejmë kohën pas.

Barazimi nuk është një rezultat negativ, kur edhe bëhet fjalë për një ndeshje jashtë, dhe më tepër në Tiranë. Kemi ca ditë pushim dhe më pas do të vazhdojmë të punojmë për vazhdimësinë e kampionatit. Sigurisht që Vllaznia i ka forcat për të dhënë më shumë. Gjatë gjithë kampionatit ekipi s’ka qenë i plotë. Kemi luajtur me lojtarë të alternuar, por besoj se pas pushimit lojtarët do të jenë të plotë dhe ekipi do të jetë shumë më i fortë.

Kombëtarja është një ndjesi e bukur. Jam shumë i lumtur. isha dy herë pjesë e kombëtares, edhe pse 90% e skuadrës ishim nga superiorja. Tani jam pjesë e komëtares me lojtarët kryesorë. Jam shumë i lumtur. Shpresoj që të vijë momenti dhe të tregoj vlerat e mia.

Ka disa vite që Vllaznia ndodhet në këto ujëra, që lufton për gjithcka. Gjithsesi mendoj se është ky ai vit, në të cilin Vllaznia do të luftojë për dicka madhore. Dëshira ime është fitorja e Supërkupës, më mungon ajo kupë dhe natyrisht që kur bëhet fjalë për një ndeshje kundër Tiranës, të shijon më shumë”./SHKODRA-SPORT.COM/