Ndeshja e kategorisë së tretë argjentinase mes Ituzaingos dhe Depertivo Merlos, për pak sa nuk përfundoi në një tragjedi. Mediat argjentinase raportojnë se në tribunën e tifozëve miq u gjet një granatë.

Nuk dihet ende në qoftë se ajo ka qenë aty prej shumë kohësh apo është fshehur pak dit më parë për të shkaktuar trazira në këtë sfidë e cila njihej si një klasike e kategorisë së tretë në vendin latin.

Policia ka ndërhyrë direkt, duke zbuluar faktin që granata ishte gjetur dy orë përpara fillimit të ndeshjes. Seksioni anti-eksploziv arriti të çaktivizonte shpejt granatën dhe, pavarësisht panikut të krijuar, situata iu rikthye normalitetit. Takimi përfundoi me 0-0, teksa kjo situatë ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë te lojtarët.