Elseid Hysaj mbetet në qendër të vëmendjes në Itali. Mbrojtësi shkodran ende nuk ka rinovuar me Napolin, edhe pse u tha se gjatë periudhës së pushimit të kampionatit do të ndodhte diçka e tillë. por shumë gjëra kanë ndodhur dhe menaxheri i mbrojtësit e ka shprehur se nëse Napoli po shikon për një zëvendësues të tij, as Hysajt nuk i mungojnë ofertat.

“Il Mattino” në Itali raporton se PSG e do mbrojtësin e kombëtares tonë për të zëvendësuar Dani Alvesh. Emri i Hysajt me francezët është lidhur edhe para merkatos së verës, madje raportohet se ishte mbyllur gjithçka. Tani thuhet se shkodrani mund të shitet për shumën e 25 milionë eruove.

Por duhet pare se si do te shkojne gjerat. Hysaj ka deshire te shkoje edhe tek Çelsi, aty ku e pret ish-trajneri i tij Sarri. Nese do te ishte per te zgjedhur, padyshim qe shkodrani do vraponte drejt Anglise.

Megjithate ne mes jane shume gjera, oferta e klubeve, deshira e lojtarit apo dhe vendimi qe do te marre Napoli. Me siguri qe ne janar Hysaj do te shkoje ne nje ekip tjeter, kjo duket pune e kryer.