U hodh në orën 13:00, në Nion të Zvicrës, shortit për turin e dytë të Ligës së Europës, ku plot 6 skuadra shqiptare, Laçi, Teuta, Kukësi, Renova, Shkëndija dhe Drita mësuan  kundërshtarët me të cilët do të ndeshen më 17 shtator. Ashtu si në raundin e parë, edhe në këtë raund, ndeshjet do të jenë me një takim.

Short ferri për Teutën dhe Kukësin. Goglat i kanë vënë përballë ekipeve të La Ligës dhe Bundesligës. Durrsakët e Edi Martinit do të presin në shtëpi Granadën, ndërkohë që Kukësi ka përballë Volfsburgun.

Kundërshtar disi më bujar për Laçin, në krahasim me Kukësin dhe Teutën. Kurbinasit e Cungut kanë “shamngur” Totenhemit, teksa do të presin izraelitët e Hapoel Ber Sheva.

Për sa i përket 2 ekipeve shqiptare që përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut, Shkëndija do të jetë mysafire në Rumani, ndaj Botoshanit të Filit dhe Papës, ndërsa Renova do të presë Hajdukun e Ismajlit dhe Tahirajt.

PËRBALLJET E EKIPEVE SHQIPTARE: 

Renova-Hajduk Split

Teuta-Granada

Laçi-Hapel Ber Sheva

Botoshan-Shkëndija

Kukësi-Volfsburg

Drita-Astana