Në ditën e fundit është konfirmuar se nuk do të ketë më një pajtim mes Lionel Mesit dhe skuadrës së Barcelonës, sepse futbollisti nuk u paraqit në qendrën stërvitore për të bërë testet e Koronavirusit.
Kjo do të thotë se palët tani do ta zgjidhin këtë çështje në bazë të klauzolave që ndodhen në kontratën e rinovimit të fundit të tij, të firmosur në vitin 2017. Sipas “El Largueros”, klauzola 700 milionë euro për largimin e tij nuk është e vlefshme nëse i ka mbetur edhe një vit nga kontrata.
Kjo do të thotë se ai do të largohej nga Barcelona pa paguar 700 milionë euro, por me një marrëveshje me klubin ose me 0. Por zërat brenda klubit katalanas janë të sigurt se kontrata e Leos ka të njëjtat kushte si në vitet e mëparshme dhe se klauzola vazhdon të jetë e njëjta (700 milionë euro), për aq kohë sa nuk komunikoi zyrtarisht klubin që do të largohej brenda 10 qershorit të këtij viti.
Por tani gjithçka është e vështirë për të thënë se cila është data përfundimtare e sezonit që lamë pas, duke qenë se ajo u modifikua për shkak të pandemisë.
Stafi i Leo Mesit siguron se sezoni quhet i përfunduar pas eliminimit të Barcelonës nga Champions-i kundër Bajernit dhe jo më 10 qershor. Nëse Leo Mesi do të largohej nga Barcelona, atëherë FIFA do të kishte fjalën e fundit për ta konsideruar të rregullt apo jo.