Tifozet e Vllaznise duan Tiranen si kundershtar ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise. Ky eshte verdikti i sondazhit qe gazeta “Shkodra Sport” ka publikuar pasditen e djeshme duke i pyetur lexuesit e saj (qe me se shumti jane tifoze kuqeblu) se cilin nga tre kundershtaret e mundshem deshiron ne short.

Dhe nga ata qe kane votuar, 63 % kane preferuar bardheblute si kundershtare per ndeshjet qe do te zhvillohen me 26 prill dhe 11 maj. E dyta me e preferuar ka qene Teuta me 19 % te votave dhe e treta Egnatia me 18 %.

Ne fakt ky votim e ka nje logjike sepse me Egnatian, skuadres shkodrane nuk i ka ecur kete sezon dhe prandaj tifozet nuk e duan si kundershtare ne gjysmefinale. Po ashtu edhe me Teuten, prandaj dhe kane preferuar shumica e tyre ekipin e Tiranes me te cilen Vllaznia ka nje bilanc shume pozitiv kete sezon teksa ne tre ndeshjet e zhvilluara me te, kane marre 2 fitore dhe 1 barazim.

Megjithate keto jane thjesht preferenca sepse çdo gje do ta vendosin goglat. Shorti i turit gjysmefinal do te hidhet sot ne oren 11.00 ne ambjentet e stadiumit “Air Albania” dhe nga Vllaznia perfaqesues do te jete drejtori sportiv Vioresin Sinani.

Kujtojme qe Vllaznia eshte skuadra e cila e ka fituar ne dy sezonet e fundit trofeun e Kupes se Shqiperise dhe pse jo, do te synoje ta beje kete gje per te treten here rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/