Është koha për fazën më të nxhetë të Kupës së Shqipërisë, atë gjysmëfinale të cilën do të keni mundësi ta ndiqni live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo. Janë kualifikuar për këtë fazë Tirana, Vllaznia, Teuta, Egnatia dhe përballjet do të jenë me short të hapur.
Ajo që është e sigurt në këtë fazë është se të dyja përballjet që do të na rezervojnë goglat do të jenë supersfida. Sa i përket shortit, është caktuar që do të mbahet në ambientet e FSHF-së më 30 mars në orën 11:00.
Egnatia e cila është kualifikuar për herë të parë deri në këtë fazë, më parë ka kaluar pengesat Shkumbini, Skënderbeu dhe Laçi. Tirana fillimisht ka mposhtur Veleçikun, Lushnjen e më pas Kastriotin.
Vllaznia ndërkohë e cila vjen pas kualifikimit në çerekfinale përballë dy supersfidave ndaj Partizanit, më parë ka kaluar edhe pengesat Flamurtari dhe Bylis. Sa i përket rrugëtimit të Teutës, durrsakët kanë kaluar pas fitoreve me Luzin, Erzenin dhe Kukësin. /oversport/