UEFA ka nderuar ish-kapitenin e Shqipërisë, Lorik Cana, duke e ftuar që të asistojë në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Konferencës, i cili është duke u hedhur duke filluar nga ora 13:30 në Stamboll, në arenën ku pasditen e djeshme u përcaktua edhe shorti për Ligën e Kampionëve dhe u shpallën më të mirët e vitit. Së bashku me Canën është i pranishëm edhe turku Nihat Kahvexhi.

Për sa i përket Ligës së Konferencës, është një kompeticion që zhvillohet për herë të pare, teksa është niveli i tretë europian për klube, pas Champions-it dhe Europa Ligës. Finalja do të luhet më 25 maj të vitit të ardhshëm në Tiranë, teksa Lorik Cana është caktuar ambasador i finales.

Vlen të theksohet fakti se në fazën e grupeve bëjnë pjesë ekipe të rëndësishme në futbollin Europian si Totenhemi, Roma, Bazel, PAOK, Union Belin, etj.

NDIQNI LIVE SHORTIN DUKE KLIKUAR: KËTU

NDARJA E GRUPEVE:

GRUPI A:

LASK, MAKABI TEL-AVIV,

GRUPI B:

GENT, PARTIZANI I BEOGRADIT,

GRUPI C:

ROMA, ZORIA,

GRUPI D:

ALKMAR, KLUZH,

GRUPI E:

SLAVIA PRAGË, FEJNORD,

GRUPI F:

KOPENHAGEN, PAOK,

GRUPI G:

TOTENHEM, REN,

GRUPI H:

BAZEL, KARABAK,