Takimi mes Rejnxhërsit dhe Modheruell sheh dhe sulmuesin shqiptar, Eros Grezda ta nisë ndeshjen titullarë, për herë të parë në kampionat që transferimi i tij në Skoci.

Sulmuesi kuqezi ishte i pranishëm dhe në konferencën për shtyp para ndeshjes krah trajnerit Xherrard dhe aty u la të kuptohej se Grezda do të ishte titullar kundër Modheruell.

E pikërisht kështu ka ndodhur dhe sulmuesi 23-vjeçar është aktivizuar në rolin e tij natyral, në krah të majtë të sulmit.

Ky është shansi i artë i Grezdës dhe vendi i tij në formacion u bë i mundur pas disa dëmtimesh dhe Grezda e ka shfrytëzuar në mënyrën më të mirë të mundshme besimin e Stiven Xherrard.

Sulmuesi shqiptar shënoi 2 gola dhe asistoi një nga golat e skuadrës së tij, që shpartalloi skuadrën e Modheruell me rezultatin 7-1./Veronik Istrefaj – vipsport.al/

Rejnxhërs – Modheruell 7-1

Arfilld 8′ 61′, Tavanier 35′, Morelos 38′, Midëllton 59′, Grezda 67′ 75′ / Main 25′