Ardian Ismajli është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Kombëtares shqiptare. Mbrojtësi që luan në kampionatin kroat me fanellën e Hajduk Splitit, ka arritur të sigurojë një vend titullari në formacionin e Edi Rejës dhe shpesh herë ka qenë protagonist me ndërhyrjet e tij, duke marrë edhe vlerësimet maksimale nga UEFA.
Mbrojtësi kuqezi që dikur ishte pjesë e të rinjve të Kosovës, u kritikua kur vendosi të vishte fanellën kuqezi e madje, kritikat kaluan edhe në ofendime. Ismajli u konsiderua futbollist që nuk mund të gjente vend te Kosova dhe erdhi te Shqipëria. Ai u quajt një futbollist rezervë, megjithatë Ismajli deri më tani ka treguar se është lider në fushë.
Në një postim në “Instagram”, Ismajli ka reaguar tashmë kundër kritikave që iu bënë dikur duke u shprehur as askush nuk ka mundur ta mposhtë deri më tani e njëkohësisht, duke iu dhënë garanci se edhe në vazhdim nuk do ta mposhtë kush.
“Diçka per rezervistin. Nuk po ndegjohen disa gazeta edhe analista nga Kosova jon hup diqka sidomos aj i famshmi….. askush ska mundur te me mposht as nuk do te munden me ndihmen e Zoti edhe familjes vetem perpara dhe me suksese vazhdojm”, shkruhej në postim. /VipSport/