Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShpërthen Magani: Nuk tallet dot Telushi me mua dhe Egnatian

Shpërthen Magani: Nuk tallet dot Telushi me mua dhe Egnatian

Ndeshja e mbyllur 1-1 mes Dinamos dhe Egnatias nuk ka lënë shije të mirë për asnjërin nga trajnerët. I pari që reagoi negativisht ishte Gugash Magani i cili pasi reagoi ndaj gabimit të VAR për anulimin e një goli pati shpërthim të ashpër ndaj Telushit dhe e ka një arsye të fortë.

“Mendoj se goli i anuluar është i padrejtë. Nuk shikoj pozicion jashtë loje. Ajo quhet koha e lojës, lojtari jonë nuk është pozicion jashtë loje, nuk është Shtubina. Është e padrejtë, për mua është gol”.

Me të mbaruar mendimin, Magani më pas u përvesh ndaj mesfushorit të tij që e akuzon se ka gabuar rëndë që ia la penalltinë e humbur që ta gjuante Augusto dhe jo ish lojtari i Partizanit.

“I përgëzova lojtarët për pjesën teknike dhe i kritikova ashpër për pjesën e disiplinës. Ndodh shpesh në futbollin tonë: lojtarë të veçantë u duket vetja se janë më të rëndësishëm se skuadra. Për mua vlen grupi, e kam me Telushin. Ai është lider, por lejoi Pedro Augustën të godiste penalltinë, ndërkohë që kishim vendosur ndryshe.

Është hera e dytë që ky lojtar e bën këtë, do mbajmë qëndrimin tonë. Nuk mund të luajë kush me mua. Trajneri nuk futet në fushë, por insistova. Atë nuk e bën djali im, jo më Telushi. Pedro është lojtar shumë i mirë, po ka karakter të brishtë”, deklaroi shumë i rrituar trajneri i Egnatias.

Ndërkohë në krahun tjetër, Bledi Shkëmbi pranoi se skuadra bëri mirë po aq sa bëri keq ku ndeshja sipas tij edhe mund të fitohej por edhe mund të humbej.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments