Ka munguar disa dite ne stervitje dhe sigurisht qe kjo ka alarmuar stafin e Vllaznise, por duket se gjerat kane shkuar ashtu si duhet me kalimin e kohes. Mesfushori Ardit Krymi i eshte rikthyer serish stervitjes dhe ne pamje te pare nuk kemi te bejme me ndonje problem serioz sa i takon demtimit te tij, çka do ta linte ate jashte fushes per ndeshjen e se enjtes ndaj Partizanit.

Nje gje te tille e ka konfirmuar vete lojtari ne nje prononcim qe ka dhene per gazeten “Panorama Sport” ku ka shpjeguar edhe problemin qe ka patur se fundmi.

“Them se jam mire. Kam pak shqetesime, por i jam bashkuar tashme skuadres ne stervitje dhe besoj se do te jem ne formen e duhur per ndeshjen e rradhes. Kam patur nje demtim fizik qe ne ndeshjen me Tiranen. Ka qene nje demtim ne kemben e majte. Nje problem muskular qe me ka shqetesuar edhe para ndeshjes me Egnatian. Mendova se nuk do te kisha dhimbje, por ne ate takim e kam ndjere serish.

Gjithsesi une shpresoj te jem ne fushe te enjten. Edhe lojtaret e tjere qe kane patur probleme demtimesh i jane rikthyer stervitjes dhe shpresoj qe grupi te jete i plote. Sot eshte koha qe te gjithe te sakrifikojme per Vllaznine”- eshte shprehur numri 6 i skuadres shkodrane.

Duke folur ne lidhje me ndeshjen e kupes ndaj Partizanit, Krymi ka shtuar: “Pushimi prej ndeshjeve te kombetares na ka sherbyer per mire. Kjo na ka ndihmuar te dalim nga situata jo shume e mire ku ndodheshim. Une besoj te kthesa ne loje dhe ne rezultate.

Mendimi im eshte se ne kemi nje ekip me te mire se Partizani, megjithate duhet te luajme te bashkuar dhe fort. Besoj se do ia dalim dhe te jemi ne ne finale. Objektivat e Vllaznise jane per te marre trofe dhe per te siguruar Kupat e Europes. Keto objektiva jane te arritshme per nga mundesite qe kemi si ne kupe ashtu edhe ne kampionat”./SHKODRA-SPORT.COM/