Kombëtarja U21 lë me “pasoja” Partizanin. Albion Marku, Tedi Cara dhe Rrapaj ishin 3 lojtarët që u grumbulluan nga trajneri Bushi për dy ndeshjet kualifikuese ndaj Çekisë dhe Anglisë që luhet nesër. Nga grumbullimi dy ditë më parë u largua mesfushori Rrapaj për shkak se ishte dëmtuar në stërvitje.

Vlonjati nuk pati mundësi që të luante ndaj Çekisë dhe u rikthye te Partizani, por tashmë do të mungojë ndaj Vllaznisë. Rrapaj ka pësuar një tërheqje muskulare dhe do të qendrojë jashtë fushave të paktën 10 ditë dhe përveç sfidës së Kupës do të humbasë edhe ndeshjen e kampionatit ndaj Laçit.

Partizani do të luajë ditën e enjte sfidën e parë gjysmëfinale të Kupës dhe trajneri Mehmeti i duhet të mendojë për një tjetër alternativë në mesfushë pasi Rrapaj nuk ia del të jetë gati.

Megjithate edhe ne kampin shkodran pritet te kete mungesa sepse jo te gjithe lojtaret jane rikuperuar nga demtimet qe ka patur. Gjithsesi pritet te jete nje ndeshje shume interesante.