Basania mori dje një barazim me shumë vlerë në transfertë ndaj Adriatikut ku goli që i dha pikën u shënua pikërisht në minutën e 96-të nga Albert Mila dhe më pas gjithçka u mbyll në shifrat 2-2. Megjithatë tek kjo skuadër ka shumë pakënaqësi rreth arbitrimit të ndeshjes.

Për këtë ka folur pas takimi presidenti Ermir Shimaj i cili “ka ngritur zërin” për këtë çështje e cila duket se po rikthehet sërish në skenë dhe po e penalizon skuadrën që ai sponsorizon.

“Nuk jam aspak i kënaqur me rezultatin sepse nuk kishim ardhur për barazim në këtë ndeshje, ndonëse ne kishim 3-4 mungesa të rëndësishme por prapëseprapë ndeshja ishte për t’u fituar dhe duhej të ishte fituar. Por kur luan përballë një skuadre kundërshtare dhe po ashtu edhe përballë tre arbitrave pastaj gjithçka bëhet shumë e vështirë pastaj.

Prandaj dhe unë them se barazimi ishte rezultat i arbitrimit dhe jo i fushës së lojës. U pa qartë që në fillimin e ndeshjes se kryesori Kazazi dhe asistentët e tij ishin hapur kundër Basanias. Ndërhyrjet shumë të ashpra ndaj lojtarëve tanë nuk jepeshin as faulla dhe jo më kartona.

E kundërsta ndodhte me kundërshtarët dhe në një moment që iu dha mundësia arbitri akordoi kartonin ee kuq për lojtarin tonë sapo i erdhi momenti më i parë i rrëzimit të kundërshtarit. Gjithsesi më duket se po fillon sërish e njëjta histori si sezonin e kaluar kur jemi penalizuar shumë nga arbitrat, aq sa rrezikuam edhe rënien nga kategoria”- është shprehur presidenti Shimaj.(www.shkodrasport.com)