Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, ka shpërthyer pas situatë kaotike në klubin vlonjat, i cili ditën e djeshme për herë të parë në histori ra në Kategorinë e Dytë. Nëpërmjet një lidhje direkte për emisionin “Procesi Sportiv”, Idrizi nuk është përmbajtur duke u shprehur:

Rënia e Flamurtarit- Ishim në vazhdimësi të kësaj që kishim provuar gjatë gjithë kësaj kohe dhe kaq. Pastaj pjesa tjetër, zi, gri apo i bardhë është situatë tjetër. Është një vazhdimësi e situatës. Këmbanat kanë kohë që bien, në qoftë se nuk dëshiron t’i dëgjojnë kjo është histori tjetër.

Pse Flamurtari është në këtë situatë? Flamurtari është i dënuar për një sërë mospagesësh që ka ndaj lojtarëve të dytë apo të tretë. Ka rreth 1 vit që merkatoja  e Flamurtarit është e bllokuar. Në janarin e vitit të kaluar kur ne rihapëm konton me llogarinë time private, nuk na u krye mundësia e dytë që të bënim të njëjtën gjë.

Deri ku do të shkojë historia? Kjo histori fiksohet më datën 30 qershor. Unë si Sinan Idrizi deri në datën 30 do të shlyer detyrimet e Flamurtarit. Të tjerët të marrin vendimmarrjen e duhur. Unë nuk do të vazhdoj më me këtë histori më këto kushte. Histori e mbyllur.

Pse nuk u tërhoqët më parë? E kam bërë këtë gjë para 1 viti. Nuk u afrua askush, kanë bërë mbledhjen e këshillit bashkiak. Iu kam thënë që do t’i pres edhe këtë vit, nëse do të ketë një histori tjetër në ligjin e  sportit, në bashkëpunim, në të drejtën për të investuar, unë do të jem. Me gjithë këtë nuk e gjetëm rrugën e daljes. Përgjegjësinë e mbaj unë.

Fajin e kam unë. Në 7 vjet nuk kam harxhuar asnjë qindarkë nga asetet publike të qytetit. Nuk kam marrë asnjë dollarë nga askush. Unë nuk do të lë një Flamurtar siç e kam marrë unë me 500 milionë borxhe. Në datën 30 qershor unë do të lë një Flamurtar pa borxhe.

Sa janë borxhet? Këtë pyetje ma bëj në datën 30 mos ma bëj sot.

Premtimet dhe a të zë gjumi natën? Unë nuk kam thënë kurrë nuk do të bëj Flamurtarin si Barcelona. Kam thënë që do të ndertoj ndërkohë një klub model kur në Shqipëri të ketë ligje të qarta sporti për investimet. Unë jam kapitalist, nuk jam ëndërrimtar.

Unë jam nismëtar i krijimit të pikëzimit të kapitalizmit në Shqipëri. Unë jam krenar që qytetit tim i kam kursyer të paktën 10 milionë dollarë në investim dhe nuk i kam vjedhur këtij qyteti 1 dollar”, deklaroi Idrizi.