Sulmuesi shqiptar me origjine nga Malesia e Madhe Aristidi Kolaj, zhvilloi një sezon mjaft pozitiv me skuadrën e Pro Patrias në Serinë C italiane, teksa tashmë pritet të hedhë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij.

Sipas “Tuttomercatoweb”, 22-vjeçari, i cili është në pronësi të Sasuolos, ka përfunduar në radarët e Frosinones, që militon në Serinë B italiane.

Gjasat janë të mëdha që Kolaj, në të ardhmen të veshë fanellën e Frosinones. Një mundësi ideale kjo për shqiptarin, për të shpalosur talentin e tij.

Për sa i përket ekipeve Kombëtare, sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe numëron 8 paraqitje me ekipin Shpresa.