Portieri korçar, Stivi Frashëri, nuk e ka pritur aspak mirë , mos përfshirjen nga FFK në formacionin më të mirë për vitin 2022.

Si portieri më i mirë u zgjodh, Enea Koliçi, që luan me Gjilanin dhe kjo ka bërë që Frashëri të reagojë ashpër në rrjetet sociale.

Pavarësisht shpalljes kampion me Ballkanin dhe arritjes historike në grupet e Ligës së Konferencës, ku Frashëri u bë disa herë protagonist, ai nuk u preferua në formacionin më të mirë të zgjedhur nga FFK.

“Faleminderit për përkrahjen tuaj fallco. Çfarë turpi pas gjithë asaj që kam bërë”, shkroi ai, duke ia bashkangjitur dy video nga pritjet e penalltive. Vlen të theksohet se ceremonia e ndarjeve të çmimeve u organizua mbrëmjen e djeshme.