Kategoria e Parë e futbollit është në një fazë të nxehtë, ndërsa ndeshjet play-off dhe play-out do të vendosin për objektivat sezonalë të skuadrave. Në të dyja grupet luhen duele deçizive, me ndeshjet e fundit që kanë prodhuar “çudira”.

Kanë qenë vetë tifozët apo klubet që kanë akuzuar për lëshime dhe tolerime, ndërsa trajneri I Lushnjës ka reaguar ashpër për humbjen në Fier, ndërsa ka kontenstuar ashpër vendimet e kryesorit Blerim Ziri sa I takon 11 metërshit që barazoi sfidën me Apoloninë, dhe I hapi rrugë fitores 3-1 të ekipit të Mërgjyshit, që kryeson tanimë Kategorinë e Parë grupi B.

I pyetur në fund të ndeshjes nga gazetarët, trajneri Ilir Gjyla I Lushnjës “shpërtheu” në akuza, duke treguar edhe njëherë situatën në të cilën gjendet futbolli shqiptar. “Pse kërkoni të nxirrni të vërtetën nga ne. Nëse ne themi të vërtetën e hamë.

Kjo është një lojë peshqish, I madhi e ha më të voglin”, ishin disa nga akuzat e drejtpërdrejta të Gjylës për arbitrimin. Edhe në ndeshjen Elbasani 3-2 Turbina, akuzat e tifozëve cërrikas ishin për lëshim të eipit të tyre, ndërsa kjo ndodhi edhe në fitoren e Besëlidhjes ndaj Erzenit./newsport/