Italia U17 eshte nisur drejt Brazilit per te marre pjese ne Kampionatin Boteror te kesaj grupmoshe dhe bashke me 21 te perzgjedhurit e stafit teknik eshte edhe portieri me origjine nga Thethi- Marco Molla.

Nje sukses i jashtezakonshem i ketij djaloshi qe u ftua nga kjo kombetare per te qene pjese e saj para disa muajsh dhe menjehere fitoi vendin e titullarit ne porte duke luajtur edhe ne nje eveniment te tille si Kampionati Europian ku kontribuoi maksimalisht qe te kaltrit te zinin vendin e dyte dhe te merrnin medaljet e argjendta.

Nderkohe qe tashme pritet suksesi edhe ne Boteror ku serish Marco mendohet te jete titullar i kombetares italiane, duke nisur nga ndeshja e pare qe do te luhet pas 3 ditesh. Padyshim qe ky eshte nje sukses i jashtezakonshem dhe Shqiperia padyshim qe duhet te krenohet me kete djalosh dhe te mburret me te sepse nje shqiptar po merr pjese ne Kupen e Botes.

Por ne gjithe kete entuziasem qe ka perfshire familjen “Molla”, pjestare te saj dhe veçaresisht babai i Marcos- Besniku nuk ndjehet aspak mire kur lexon e degjon serish per histori “trathtirash” e “vjedhjesh”. Per kete arsye ka vendosur te reagoje ashper ndaj gjithe ketyre njerezve duke sqaruar edhe njehere te gjithe te verteteten pse i biri zgjodhi te luante per Italine.

“Jemi shqiptar dhe jemi krenar qe jemi shqiptar Marco Molla nuk e mohoj kurre Shqiperine. Dua te sqaroj keta qe flasin pa asnje dijeni se perse u larguam nga Kombetarja kuq e Zi.Marco Molles nuk i erdhi asnje ftese nga Kuq e Zi.

Te gjithe shoket e kombetares ishin bashkuar ne Durres dhe Marcos nuk i erdhi asnje ftese zyrtare. Na ra shume e papritur dhe Marco u merzit jashte mase dhe me tha: Babi, merri ne telefon! Jo, i thashe Marco, nuk mundem t’i marr se nuk je ti ndoshta ne lartesine e duhur per t’u thirrur ne kombetare. Kjo sepse Marco kishte pesuar nje demtim te vogel ne dore dhe ne thame qe mundet te ishte ai shkaku i mosthirrjes se tij ne kombetare.

Nderkohe me pas mora nje telofonate nga stafi i kombetares dhe me pyten pse nuk eshte paraqitur Marco ne grumbullim ne Durres dhe ju thashe qe ne nuk kemi asnje ftes nga ju!!!

Pikerisht ne keto momente na erdhi nje telefonate nga trajneri i portiereve i kombetares italiane dhe me kerkoi takim dhe une nuk refuzova. Me tha qe Marco eshte ne lartesine per te qene pjese e kombetares italiane. Dhe isha une babai i Marcos qe nuk refuzova kerkesen e Italise

Ne nuk “u vodhem” as nuk “u tradhetuam”!!!Jemi Kuq e Zi 🇦🇱🇦🇱🇦🇱. Shqiperia duhet te jete krenare dhe te mburret qe nje shqiptar do luaje ne Kupen e Botes”- thote Besnik Molla.
Gjergj KOLA