Pak ditë më parë, Kastriot Dermaku debutoi me fanellën e Parmës në Serinë A, duke bërë një paraqitje mjaft të mirë kundër skuadrës së Xhenoas.

Dermaku ishte i pakalueshëm në mbrojtje duke u vlerësuar maksimalisht nga mediat italiane teksa u largua i dëmtuar nga fusha por nuk ka probleme serioze për të.

Parma luan nesër përballë Interit dhe trajneri D’Averso po mendon që ta aktivizojë sërish titullar Dermakun. Mediat italiane raportojnë se edhe në stërvitje, Dermaku është paraqitur mirë dhe e ka bindur trajnerin i cili do të provojë sërish shtatlartin në mbrojtje, ku tashmë ka një punë të vështirë për të përballuar Lukakun dhe Lautaron.

Vetë Dermaku e konsideroi debutimin e tij një emocion të veçantë duke qenë se ishte një ëndërr e realizuar. Njëkohësisht, ai nuk harroi të falënderonte edhe Kombëtaren kuqezi që i kishte besuar në një moment të vështirë, kur vetë nuk po luante me Parmën. /VipSport/