Optimizem pr njekohesisht edhe pergjegjesi per te bere me te miren dhe per te rregulluar gabimet e deritanishme. E tille mund te konsiderohet situta ne kampin shkodran te basketbollit ne prag te ndeshjes se rradhes, asaj qe do te luajne neser ne Durres ndaj Teutes.

Ne prag te saj, ka qene zevendestrajneri Ervin Berdica ai qe ka dale para gazetaret duke folur edhe ne lidhje me pergatitjet qe jane bere per kete takim teksa ka thene:

“Kemi analizuar 2 ndeshjet e Teutës. Jemi fokusuar më tepër tek problemet e kësaj skuadre dhe si të arrijmë një rezultat pozitiv ndaj saj. Patjetër që besojmë tek fitorja, por problemi është që të përgatitemi sa më mirë dhe të eleminojmë gabimet në ndeshjet e shkuara, sidomos në lojën poshtë tabelës, pra në mbrojtje.

Për shkak të saj humbëm ndaj Ibar, e mund të kishim humbur me Partizanin dhe Tiranën për shkak të këtij defekti. Po fituam tabelën e mbrojtjes, kemi fituar edhe ndeshjen”.

Krahu i djathte i trajnerit Gospodinov ka folur edhe per kundershtarin teksa e ka vleresuar per paraqitjet e deritanishme dhe ka deklaruar: “Teuta ka bërë një ndeshje të mirë ndaj Goga Basket. Mendoj se ishte një rezultatë surprizë, por basketbolli e njeh këtë pjesë, një ndeshje je mirë një ndeshje keq.

Mendoj se do te kemi një ndeshje të vështirë nesër në Durrës, sepse kundershtari vjen shumë i motivuar pas fitores me Gogen javen e kaluar dhe kërkon kreun e tabelës që e kemi ne.”