Tek Vllaznia këtë sezon po luajnë edhe disa lojtarë të huaj. I takon vendeve të ndryshme duke filluar nga ato prej Maqedonisë së Veriut, për të vazhduar me Moldavinë, Brazilin e largët, por edhe më tej, deri në Ugandë.

Të gjithë ata i bashkon futbolli dhe duket qartë se tek Vllaznia është krijuar një kolektiv i shkëlqyer dhe mbase ai është kyçi kryesor i suksesit.

Por ndërkohë disa prej të huajve të Vllaznisë sot kanë lëshuar edhe një mesazh shumë domethënës të përcjellë në rrjetet sociale përmes mbrojtësit maqedonas Aleksandar Ristevski.

Ai ka postuar në “instastory” një foto ku është bashkë me moldavin Cojocaru, brazilianët ëenderson dhe Emerson si dhe me ugandezin ëalusimbi dhe më shumë se gjithçka tjetër ka rëndësi ajo se çfarë shkruan ai: “Vëllezërit e mi thonë: Jo racizmit!”

Një mesazh që është vërtetë shumë domethënës pikërisht në ditët e sotme ku edhe në futboll nuk mungojnë shenjat e racizmit kur në fakt duhet të jenë të gjithë të barabartë ashtu siç ndodh tek Vllaznia.
© shkodrasport.com