Mesfushori shkodran Ardit Krymi debuton me sukses ne Ligen e Kampioneve te Europes me skuadren e tij te re Shakhtar Soligorsk. Ai ka qene titullar per 90 minuta ne fushe dhe ka bere nje paraqitje te pelqyeshme

Ai u bashkua vetëm një muaj më parë me bjellorusët e Shakhtar Soligorsk dhe u rreshtua në pozicionin e tij të preferuar, aty para mbrojtjes ne ndeshjen e luajtur ne transferte ndaj Mariborit.

Shkodrani ishte një digë e vërtetë dhe dha kontributin maksimal që Shakhtari të marrë një barazim pa gola ndaj sllovenëve të Mariborit, ndërsa titullarë për bjellorusët ishin edhe mesfushori i kombëtares, Valon Ahmedi, si dhe sulmuesi brazilian Vitor Feijao, i cili mbylli sezonin e kaluar me Kukësin.

Me paraqitjen e sotme, Krymi tregoi edhe njehere tjeter se eshte nje lojtar qe nuk shkelqen vetem tek Vllaznia, por do te beje mire edhe tek skuadra kampione e Bjellorusise e cila tashme shpreson per kalimin ne turin tjeter pas barazimit ne transferte ne kete ndeshje te pare.