Ish- trajneri i Vllaznise Baldo Raineri eshte rikthyer te flase serish per kete skuader. Ndonese larg prej disa vitesh, ai vazhdon te jete “i dashuruar” me kete skuader dhe pse jo, deshiron te rikthehet serish nje dite ne krye te saj.

Nje gje te tille e ka bere te ditur edhe ne nje interviste te dhene per “Abissnet Superiore”, te cilen mund ta ndiqni me poshte:


– Z. Raineri, kenaqesi te bisedojme me ju. Si ka vijuar karriera juaj, pas largimit nga Vllaznia shtate vite me pare?

Kam jetuar në Zvicër për shumë vite, gati 40, pas përvojës së mrekullueshme dhe të paharrueshme në Shkoder, u ktheva në shtëpi dhe kam trajnuar ne disa zvicerane në liga te ndryshme.


Vazhdoni t’a ndiqni Vllaznine dhe a keni kontakt me ish-lojtaret apo drejtuesit e klubit?

E ndjek gjithmonë kampionatin tuaj duke qene i informuar për gjithçka qe ndodh. Ndeshjet i shoh në Supersport, veçanerisht ato të Vllaznisë – dashuria e parë nuk harrohet kurrë.Klubi duket se ka bërë përparime të mëdha sa i perket organizimit, stadiumi eshte shume i mire dhe ekipi mjaft i fortë. Kohët e mia ishin të ndryshme; nëse duam të gjejmë një kritikë të vogël mund të themi se i mungon një qendër sportive për të qenë një ‘top’ klub. Shpresoj që këta drejtues të mirë dhe bashkia te qendrojne gjithmonë pranë klubit.


Cili eshte opinioni juaj per futbollin shqiptar? Mbani mend ndonje futbollist qe ju ka bere shume pershtypje?

Mendimi im për futbollin shqiptar ka qenë gjithmonë pozitiv, plot futbollistë të rinj të fortë dhe skuadra të rëndësishme. Mbaj mend shumë lojtarë të mirë, të cilët kur isha atje ishin shpresa të reja dhe që tani janë vendosur në Shqipëri dhe jashtë saj. Mund të permendja shumë emra, por nuk do të doja të harroja disa që më pas do inatoseshin, po bëj shaka, por ka shumë.

Tani me Vllaznia eshte nje klub i mire-organizuar. Do te pelqenit te riktheheshit serish?

Vllaznia një klub shumë i organizuar dhe i fortë. Sigurt që do të doja të kthehesha si trajner i ekipit. Mund te them se kam gjak shkodrani ne zemer; e dua qytetin tifozat, zakonet e popullit shqiptar dhe prandaj i them gjithmonë gruas dhe fëmijëve të mi se para se të ndalem (se punuari si trajner) duhet të kthehem edhe nje here te Vllaznia.


Faleminderit per intervisten.