Sulmuesi shkodran Jurgen Gjini do të rinovojë kontratën me skuadrën e Vëllaznimit të Gjakovës. Kështu te ky ekip në sezonin e ardhshëm, 32-vjeçari do të ketë një rol kyç te gjakovarët.

Burime për “Shkodra Sport” bëjnë me dije se, sulmuesi do të luajë me Vëllaznimin edhe për të paktën një sezon tjetër. Gjini është një nga emrat më të rëndësishëm të ekipit gjakovar në projektin e ri.

Tashmë, ndoshta me ardhjen e Samuel Nikajt në krye të Vëllaznimit, Jurgen Gjini do të ketë një rol shumë të rëndësishëm në ekip në fazën sulmuese. Kujtojmë se, përveç Gjinit, te Vëllaznimi janë edhe tre shkodranë të tjerë, si Antonio Marku, Donat Toma dhe Zamir Vjerdha.

Megjithate ditet ne vijim do te vendosin shume gjera edhe ne lidhje me emerimin e Nikajt ne krye te kesaj skuadre, apo dhe vazhdimin e qendrimit te Gjinit tek Vellaznimi serish.
Maringlen ZHIVANI