Drejtues të Partizanit kanë konfirmuar se trajneri I tyre I ardhshëm do jetë Shpëtim Duro. Madje, presidenti Sallaku në prononcimin e tij të djeshëm në gazetën tonë shprehej hapur se Duro do ishte trajner I kësaj skuadre edhe nëse ai do qëndronte tek Vllaznia. Pak e vështirë të ndodhte kështu por në fakt kjo nuk ka asnjë mundësi të ndodhë. Themi kështu ngaqë ky trajner nuk preferohet nga presidenti I ardhshëm I klubit shkodran I cili nuk e ka kontaktuar asnjëherë.

Duro ka patur vetëm një kontakt me drejtuesit aktualë të klubit të cilët kanë filluar t’I kujtojnë se do gjendet gjuha e përbashkët për ndërprerjen e kontratës. Ja si është shprehur dje trajneri ende në detyrë I Vllaznisë në lidhje me të ardhmen e tij tek kjo skuadër:
-Duro, tek Partizani ju kanë emëruar trajnerin e tyre të ardhshëm. Sa të vërtetë ka në këtë mes?
-Aq të vërteta sa çka kur thuhet se trajneri I ardhshëm I Vllaznisë do jetë Artan Bushati. Ajo është thjesht dëshirë e drejtuesve të Partizanit por për momentin nuk mund të them asgjë sepse siç e shikoni jam ende në detyrë si trajner I skuadrës shkodrane.
-Ka një akord paraparak me drejtuesit e kuq?
-E përsëris, jam ende trajner I Vllaznisë dhe do jem derisa drejtuesit e këtij klubit të më japin një vendim tjetër. Nëse ndodh kjo, sigurisht që unë nuk do qëndroj pa punë dhe me shumë siguri do shkoj tek Partizani apo dhe diku tjetër sepse ky është profesioni im.
-Ndërkohë tek Vllaznia pritet që presidenti I ardhshëm të jetë Agron Çela. Gjatë kësaj periudhe, jeni kontaktuar prej tij për të biseduar për të ardhmen?
-Me zotin Çela nuk kam patur asnjë kontakt të tillë. Unë e kam thënë edhe pak ditë e parë, është e drejtë e tij apo e çdo drejtuesi tjetër që mund të vijë në krye të klubit, të zgjedhin trajnerin që ata preferojnë.
-Përderisa çështje a zgjedhjes së presidentit të ri është punë 2-3 ditësh dhe me ju nuk ka asnjë kontakt prej tij, me logjikë kjo do të thotë se do zgjedhin trajner tjetër?
-Edhe mund të jetë kështu por nuk mund t’I paragjykoj. Kushdo që të jetë në krye të skuadrës, duhet të nisë shpejt nga puna sepse Vllaznia është shumë e vonuar me merkaton.
-Po me drejtuesit aktualë të klubit a keni patur ndonjë kontakt këto ditë në lidhje me ndonjë kërkesë të tyre për ndërprerje të kontratës me ju?
-Ditën e djeshme (pardje) kam patur një bisedë me drejtues të klubit dhe kemi filluar të diskutojmë për një ndërprerje të kontratës. Megjithatë ka qenë thjesht një bisedë në tavolinë dhe akoma nuk ka asgjë zyrtare se çfarë mund të bëhet në këtë mes.
-Ju ndërkohë vazhdoni punën. Cila është atmosfera në skuadë gjatë këtyre ditëve?
-Ajo çfarë më çudit ka të bëjë me atë se pavarësisht që situata nuk është shumë e mirë nisur edhe nga problematika që shqetëson aktualisht Vllaznia, tek futbollistët nuk kam vërejtur asnjëfarë ulje të mobilizimit, mosdëshirë për t’u stërvitur apo gjëra të tilla që ndoshta mund të jenë normale në momente të tilla të ndërrimit të drejtuesve të klubit.
-Pra stërvitja po shkon ashtu siç duhet?
-Po ju them edhe diçka tjetër. Në ditën e fundit të stërvitjes për vitin 2012, janë peshuar të gjithë futbollistët dhe kuptohet që janë porositur që të mos shtojnë në peshë duke abuzuar në festat e fundvitit. Para seancës së parë për këtë vit, sportistët janë peshuar sërish dhe më ka rezultuar s të gjithë ata kanë qenë në peshat e mëparshme. Një fakt ndoshta I çuditshëm që 10o për qind e futbollistëve të mos kenë shtuar qoftë edhe 1 kg në peshë. Përveç kësaj, edhe në testet fizike që jam duke zhvilluar, konstatoj një formë të mirë fizike tek të gjithë sportistët. Megjithatë ajo që mbetet është vetëm gjetja e lojtarëve të duhur në merkato për të forcuar skuadrën për fazën e dytë.
Gjergj KOLA