Shpëtim Duro në analizën e përjavshme në “News 24″ është ndalur gjatë tek secila skuadër e Kategorisë Superiore dhe këtë e ka bërë edhe për Vllazninë, për të cilën ka evidentuar gjërat e mira por edhe ato që nuk shkojnë.

Vllaznia, e kam thënë edhe më përpara, padyshim që është skuadra më cilësore e kampionatit, duke iu referuar kampionatit të kaluar por edhe ardhjet e këtij kampionati. Megjithatë ajo është shumë defiçitare sa i tako pikëve të grumbulluara.

Këtë e tregon fakti që ka 10 pikë më pak se sezonin e kaluar. Ajo që më bën përshtypje është se lojtarët e ardhur nga merkatoja, janë lojtarët më cilësorë të këtij viti.

Këtu unë dua të veçoj Diagne, mbrojtësin francez që është lojtar klas si qendërmbrojtës, është Latifi që njihet për vlerat e tij, por edhe Hakaj, një nga mbrojtësit e majtë më të mirë për mendimin tim të kampionatit shqiptar.

Këto ardhje duhej ta kishin forcuar patjetër skuadrën dhe e kanë bërë detyrën e tyre, por si skuadër ka ende probleme. Vllaznia është shumë e bukur në momente të caktuara në lojën sulmuese, por është shumë fragmentare në lojën mbrojtëse.

Megjithatë unë besoj se Vllaznia bashkë me Laçin e Kukësin do të jenë deri në fund rivale të forta të Tiranës në luftën për titullin kampion”- ka deklaruar Duro./SHKODRA-SPORT.COM/