Dy ditë më parë u bë e ditur se trajneri Marko Roze në fund të këtij sezonin do të largohet nga Borusia Mynçengladbah me destinacion Borusia Dortmund. Mirëpo, kjo aventurë e re nga ana e teknikut nuk është pritur aspak mirë nga tifozët e Gladbah, të cilët nuk pranojnë që Roze të qëndrojë ende në krye të skuadrës së tyre.

Kështu, nëpërmjet një banderolë kanë shfryrë të gjithë inatin ndaj trajnerit duke theksuar se asnjë mercenar nuk është më i rëndësishëm si skuadra.

“Asnjë mercenar nuk është superior ndaj klubit. Shporreni atë derrin pa karakter”, ishin shkruar në banderolën e tifozëve të Gladbah. Mbetet për t’u parë tashmë reagimi i drejtuesve të klubit, të cilët në fakt e konfirmuan Rosen deri në fund të sezonit. /VipSport/