Egnatia ka nisur sot nga puna me projektin ambicioz të stadiumit të ri. Rrogozhinasit kanë një plan konkret sa I takon të ardhmes së klubit, teksa vendi I parë në Kategorinë e Parë ka bërë që drejtuesit me në krye presidentin Agim Demrozi të vendosin theksin në infrasktrukturën e ekipit.

Pas ndërtimit të fushës stërvitore në Rrogozhinë, sot ka nisur puna për stadiumin e ri. I prezantuar pak muaj më parë, pritet që impianti i ri të jetë I mbuluar totalisht dhe të ketë sistem ndriçimi.

Vetë klubi i Egnatias ka bërë me dije nisjen e punimeve sot teksa ne faqen e tij zyrtare e njofton kete gje duke shkruar:

“Lamtumirë fusha e vjetër. Qyteti i Rrogozhinës do ketë stadiumin e ri sipas standarteve të FIFA”, shkruhet në njoftimin e nisjes së punimeve.