Situata e rende shkaktuar nga koronavirusi duket se do te filloje t’i hape rruge rikthimit te normalitetin ne jeten e italianeve por edhe ne sportin e ketij vendi.
Gjate dites se sotme ka qene kryeministri i vendit Giuseppe Conte ai qe permes nje deklarate ka dhene nje sinjal shume pozitiv ne lidhje me rikthimin edhe te normalitetit ne sport.
“Risia e vetme qe kemi parashikuar ne masat shtrenguese te marra per atletet eshte se asnje klub nuk mund te rinise seancat stervitore deri me date 13 prill”- eshte shprehur ai.
Ne kete menyre, sportisteve do t’u duhet te vazhdojne stervitjet individuale dhe kryesisht ne kushte shtepie edhe per gati dy jave. Megjithate e rendesishme eshte qe sinjalet e para pozitive jane dhene.
Nese ndodh qe pas 13 prillit gjerat te fillojne te normalizohen ne Itali, e njejta gje pritet te behet edhe ne Shqiperi dhe prandaj, gjasat jane qe kampionati i futbollit por edhe ne sporte te tjera, te rinisin nga gjysma a muajit maj.
www.shkodrasport.com