vllaznia ne volejboll per femra ka fituar pa shume veshtiresi ndaj Mirdites ne ndeshjen e vlefshme per Kupen e Shqiperise. Ne “Qazim Dervishi” pasditen e sotme, vajzave kuqeblu nuk u eshte dashur as nje ore loje per te fituar me rezultatin e paster 3-0.

Perballe nje ekip me vajza shume te reja ne moshe, Vllaznia ka dominuar ne te gjitha drejtimet. Ajo e ka fituar setin e pare ne shifrat 25-13 e me pas te dytin 25-11. I treti dhuroi nje rezultat me te ngushte, 25-20 megjithate shkodranet nuk e vune asnjehere ne dyshim fitoren.

Madje trajneri Tafa pati mundesine qe te aktivizonte ne kete ndeshje te gjitha vajzat e reja qe ka patur ne dispozicion duke filluar nga pasuesja Mikopula, Erkoçi, Danjela Kodra, Ballçiti, Liridona Kodra etj.

Ashtu si ne kampionat, edhe ne Kupen e Shqiperise, Vllaznia do te synoje te beje me te miren dhe pse jo, te synoje edhe fitimin e ketij trofeu qe eshte i dyti me i rendesishem pas titullit kampion./SHKODRA-SPORT.COM/