Vllaznia mori një fitore të rëndësishme në shtëpi me shifrat 1-0 përballë Skënderbeut. Në një intervistë për “Super Sport’, autori i golit të vetëm, Esin Hakaj, dha opinionin e tij dhe foli për të ardhmen.

“Ka pasur disa probleme që ka munguar fitoret. Ka rënë morali, por shpresoj që nga kjo fitore të kthehemi si më parë.

Si unë dhe Gurishta mundohemi të shtyjmë. Me tre është më ndryshe, sepse jemi më të sigurt. Ndihemi mirë kështu.

Për momentin te Vllaznia dhe më pas nuk e di. Në Shqipëri mund të jem vetëm te Vllaznia. Drejt kryeqytetit nuk e di, e lë të hapur” ishin fjalët e Hakajt.