Elvis Plori ka marrë fitoren e parë me Vllazninë ndaj Skënderbeut. Goli i vetëm është shënuar nga Esin Hakaj në të ’58 pasi u gjend para portierit.

Korcarët shpërdoruan dy mundësi të arta në të parën me Mensah dhe Viktor. Ndërkohë Dumfur u ndëshkua me karton të kuq në të 62 për një ndërhyrje që nuk gjen vend në futboll. Kjo është fitorja e parë e Vllaznisë në drejtimin e Plorit.

“Kur nuk merr rezultate dhe vjen fundi i kampionatit, duket dhe kjo përgjumje. Skënderbeu ka lojtarë cilësorë dhe për më tepër luanin pa komplekse, e qarkullonin topin pa asnjë presion edhe në mbrojtje.

Po rrezikonim më tepër në pjesën e dytë dhe kërkuam që dy anësorët të përfshiheshin në aksionet sulmuese dhe për këtë arsye nuk ishte rastësi goli i Hakajt. Sikur jemi zgjuar nga gjumi në pjesën e dytë dhe duhet të jemi më seriozë pavarësisht kundërshtarit që kemi përballë. Skuadra ka pasur ekuilibër në ndeshjet e fundit”.