Vllaznia arriti të sigurojë pjesëmarrjen në kupat e Europës pas fitores ndaj Bylisit. Skuadra shkodrane arriti të përmbyste rezultatin duke marrë 3 pikë të rëndësishme.
Pas kësaj ndeshjeje, ka folur dhe tekniku i Vllaznisë, Goce Sedloski, i cili u shpreh se çdo gjë shkoi siç duhet për ekipin shkodran.
‘I përgëzoj lojtarët për fitoren e sotme. Kemi pasur shumë shanse. Nuk ka qënë plotësisht në dorën tonë, pasi duheshin pritur dhe rezultatet e ndeshjeve të tjera. Çdo gjë shkoi si duhej dhe ne ia dolëm të arrinim Europën, atë që kemi pritur gjithë klubi.
Kam një muaj e gjysëm që ndodhet këtu. Erdha për një qëllim dhe e arrita. Jam shumë i lumtur. Ia arritëm qëllimit, të kapim Europën. Shpresoj ta kemi gëzuar qytetin sadopak.
Do e shohim më pas se ç’do të ndodhë. Duhet të ulemi dhe të flasim me drejtuesit. Nuk e di se ç’do të ndodhë më pas. Atë që kanë kërkuar nga unë, e arrita. Të shohim se çfarë do të ndodhë”- tha Sedloski.